KESCO: Vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura mbi 100 euro

Kompania kosovare për furnizim me energji elektrike përmes një postimi në Facebook ka thënë se 400 mijë konsumatorëve deri me tani u janë lexuar njehsorët. Sipas KESCO-s 86% prej tyre kanë pranuar fatura nën 100€.

“Pra, nga numri total i leximeve, del që vetëm 14% e konsumatorëve kanë fatura 100€ ose më tepër”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

“Ato fatura që janë në shpenzim më të madh, bëhet fjalë për dy shërbime në një, pra për furnizim me energji elektrike dhe për ngrohje”.

Sipas KESCO-s, ngrohja është shpenzues i madh i energjisë elektrike dhe në bazë të analizave që ekspertët e kompanisë i kanë bërë, në Kosovë konsumatorët që ngrohen me energji elektrike, ngrohja ua merr mbi 70% të konsumit.

Ditëve të fundit qytetarët janë ankuar se kanë pasur dyfishim deri në trefishim të faturave të energjisë elektrike.