Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin tetor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Sipas ASK-së, konsumi i energjisë elektrike më i vogël në tetor 2023 sesa në tetor 2022. “Gjatë muajit tetor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 513.61 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 355.83 GWh ose (-5,64%) më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (Tetor 2022)”, njofton ASK.
Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 12,64%. “Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.84 mijë ton, ose 22,63% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njofton ASK.