Organizata “OPEC” mbetet pa një anëtar

Angola vendosi të largohet nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

Ministri i Burimeve Minerale, Naftës dhe Gazit, Diamantino Pedro Azevedo ka konfirmuar vendimin e qeverisë angoleze, i cili u mor në një takim ministror të kryesuar nga presidenti i Angolës, Joao Lourenco.

Pas takimit, Azevedo u tha gazetarëve se Angola nuk dëshiron të jetë anëtare jo aktive në një organizatë ndërkombëtare.

Reklama e sponzorizuar

Lëvizja vjen në mes të mosmarrëveshjeve të Angolës me pjesën tjetër të aleancës rreth zvogëlimit të prodhimit, ku vendi afrikan u zbulua se kishte performuar më keq sesa priste grupi.

Megjithatë, Estevao Pedro, përfaqësuesi i vendit në atë organizatë, këmbënguli në atë kohë se Angola nuk kishte plane të largohej nga OPEC-u.

Ndryshe, Brazili njoftoi së fundmi se është në prag të anëtarësimit në OPEC+, një grup prej 23 vendeve eksportuese të naftës, që do ta bënte atë anëtarin e 24-të nga janari i vitit 2024.