Singapori është renditur sërish si qyteti më i shtrenjtë për të jetuar, duke ndarë vendin e parë me Cyrihun këtë vit, sipas Economist Intelligence Unit.
Kjo është hera e nëntë në 11 vjet që Singapori kryeson listën, ndërsa Cyrihu u zhvendos nga vendi i gjashtë i renditur një vit më parë.
Nju Jorku, i cili ndau vendin e parë me Singaporin vitin e kaluar, ra në vendin e tretë, duke ndarë vendin me Gjenevën, raportoi EIU në sondazhin e saj (dy herë në vit) për kosotot e jetesës në mbarë botën.
Anketa u krye nga 14 gushti deri më 11 shtator të këtij viti, duke krahasuar mbi 400 çmime individuale në më shumë se 200 produkte dhe shërbime në 173 qytete.
EIU tha se Singapori ka zënë vendin e parë për shkak të kostos së lartë të produkteve ushqimore, alkoolit, veshjeve dhe posedimit të një automjeti privat. Një monedhë e fortë dhe çmimet e larta për orenditë shtëpiake dhe aktivitetet argëtuese e çuan Zyrihun në vendin e parë.
Ashtu si Hong Kongu që u rendit i pesti, Singapori është një qytet-shtet i vogël që ka një qendër financiare të suksesshme, tha Syetarn Hansakul, analist i lartë në EIU.
Inflacioni në Azi është relativisht më i ulët se pjesa tjetër e botës, gjë që shpjegon pse vetëm dy qytete aziatike janë të vendosura në top 10.
“Rritja mesatare botërore e kostos së jetesës në vitin 2023 është 7.4%. Por në Azi, kjo rritje është mesatarisht vetëm 3%,” tha Hansakul, duke shtuar se shumë qeveri në Azi kanë qenë në gjendje të mbajnë çmimet nën kontroll në krahasim me ato në SHBA dhe Europë.
EIU tha se pret që inflacioni të vazhdojë të ngadalësohet vitin e ardhshëm, por paralajmëroi se çdo përshkallëzim i mëtejshëm në luftën Izrael-Hamas mund të rrisë çmimet e energjisë dhe se kushtet atmosferike më të forta se sa pritej El Niño mund t’i shtyjnë çmimet e ushqimeve edhe më të larta.
Top 10
10 qytetet më të shtrenjta në listën e EIU përfshijnë dy qytete aziatike, katër qytete evropiane dhe tre qytete të Shteteve të Bashkuara.
Tel Aviv, Izraeli gjithashtu u rendit në mesin e 10 më të mirëve, por EIU vuri në dukje se sondazhi u krye përpara se të shpërthente lufta Izrael-Hamas.
1.Singapor
1.Zyrih
3.Gjenevë
3.Nju Jork
5.Hong Kongu
6.Los Anxhelos
7.Paris
8.Kopenhagë, Danimarkë
8.Tel Aviv
10.San Francisko./ CNBC