Rezidentëve të Prishtinës u mundësohet parkingu falas për veturën e parë

Banorëve rezidentë të Prishtinës do t’u mundësohet parkingu falas për veturën e parë, sipas rregullores së re të Prishtina Parkingut, të miratuar të enjten nga Kuvendi Komunal i kryeqytetit.

Me rregulloren e re, vetura e parë do të jetë pa pagesë, ndërsa për të dytën qytetarët obligohen të paguajnë 10 euro në muaj ose 100 euro në vit. Veturat zyrtare dhe personat me aftësi të kufizuara e atyre që u njihet statusi i invalidit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të lirohen nga pagesa.

Po ashtu me rregulloren e re mundësohet që veturat të qëndrojnë deri 10 minuta pa pagesë në zonat e parkingjeve.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa parkingjet me laurë janë shtrenjtuar nga 30 në 50 centë për orë.

Në Zonën e parë deri tash pagesa për një muaj parking ka qenë 10 euro, ndërsa në Zonën e dytë ka qenë 7 euro. /Koha.net/