Rukiqi: Me 60 milionë euro që u shpërndanë si lëmoshë do të krijoheshin 6 mijë vende pune

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka kritikuar politikën qeveritare për shpërndarjen nga 100 euro gjatë fund-vitit për fëmijët dhe pensionistët.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike ka thënë se me këto 60 milionë euro sa kushton kjo politikë do të krijoheshin 6 mijë vende të punës.

Pos kësaj ka deklaruar se do të mundësonin 60 Megavat të energjisë solare, 300 milonë euro rritje të eksportit.

Reklama e sponzorizuar

”Sistemi Informativ Shëndetësor dhe një pjesë të mirë të pajisjeve për klinikat ne QKUK”, ka shtuar Rukiqi teksa tregoi çka mund të bëhej me këto mjete.

“Në vend të njërës prej veprimeve te lartcekura, Qeveria shpërndan lëmoshë, që përkthehet në dy qese të supermarketit, me mallra kryesisht nga importi”, ka deklaruar ai.

POSTIMI I PLOTË:

Rreth 60 miliione eshte kostoja e lemoshes te sapomiratuar te Qeverise, per femijet dhe te moshuarit.

Me 60 milione euro, krijohen

  • 6000 vende te punes
  • 60 Megavat te energjise solare
  • 300 milione rritje ne eksport
  • Sistemi Informativ Shendetsor dhe nje pjese te mire te pajisjjeve per klinikat ne QKUK
  • etj

Ne vend te njeres prej veprimeve te lartecekura, Qeveria shperndan lemoshe, qe perkthehet ne dy qese te supermarketit, me mallra kryesisht nga imporiti