Shtërpcë – Pagoi rrymën me 500 monedha me nga 2 euro false, rasti nën hetime

Të enjten e 30 nëntorit, një zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient ka kryer pagesë për shpenzimin e energjisë elektrike, ku gjatë numërimit kanë dalur 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në Shtërpcë.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.

Reklama e sponzorizuar

Shtërpcë 30.11.2023 – 13:50. Ankuesja femër mashkull kosovare zyrtare e KEDS-it ka informuar se një klient mashkull kosovar ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dal 500 monedha nga 2€ të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.