Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) vlerëson se viti 2023 ishte sfidues për Kosovën si në aspekte ekonomike, politike, integruese dhe në atë të Sigurisë ku ka ndikuar në rënie të investimeve dhe zhvillimit ekonomikë në Kosovë.
Në një reagim të AKB-së, thuhet se nga ekonomia kishte rënie të zhvillimit në krahasim me vitet paraprake si në investime,investime kapitale,eksporte por edhe kishim shuarje të bizneseve.
“AKB në bazë të dhënave që posedon të vitit 2023 u mbyllen mbi 1600 biznese të sektorëve të ndryshëm nga të gjitha regjionet dhe komunat e Kosovës, këto kompani kishin mesatarisht 1-4 punëtorë ku mbetën pa punë rreth 5000 punëtorë”, thuhet në njoftim.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini vlerëson se trendi i hapjes dhe i mbylljes së bizneseve në Kosovë gjatë tri viteve të fundit ishte mesatarisht i njëjtë rreth me 11000 biznese të hapura dhe mbi 1600 të mbyllura.