KRU “Hidrodrini”: Afati për pagesën e borxheve deri më 5 shkurt – do të marrim masa ndaj konsumatorëve borxhlinj

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët e saj se afati për shlyerjen e borxheve do të jetë deri më 5 shkurt.

Në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të tyre në Facebook, KRU “Hidrodrini” ka theksuar se nëse nuk shlyhen borxhet atëherë do të aplikojnë masa ndaj atyre konsumatorëve.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, RIKUJTON DHE FTON konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që deri më datë 05 Shkurt 2024, të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara të ujit shpenzuar.

Reklama e sponzorizuar

Në të kundërtën, pas kësaj date, KRU ‘Hidrodrini’ është i detyruar që në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me: ç’kyçje individuale të konsumatorëve borxhlinjtë, dërgesë tek përmbaruesi dhe forma tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

KRU ‘Hidrodrini’, ka falënderuar konsumatorët e rregullt të cilët po kryejnë vazhdimisht obligimet financiare për shpenzimin e ujit nga ana e tyre.