Më pak se dhjetë deputetë në sallë, seanca ku do të shqyrtohet rezoluta për çmimin dhe faturimin e rrymës nuk nis me kohë

Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme për sot, me fillim nga ora 10:00. Por, siç ndodh jo rrallë herë, as kjo seancë nuk ka nisur me kohë, raporton Express.

Në pamjet live të Kuvendit, në sallë shihen më pak se dhjetë deputetë.  Në këtë seancë është vetëm një pikë në rend të ditës: Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njejtë sikurse muajin paraprak. Te KESCO kanë shkuar mbi 1 mijë e 700 ankesa për këtë çështje.

Reklama e sponzorizuar