Sa shpenzuan kosovarët brenda vitit 2023 për naftë, vetura, cigare e pije freskuese?

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar shkëmbimi tregtar i Kosovës, ku gjatë vitit 2023 Kosova ka eksportuar mallra në vlerë prej 819 milionë euro, dërisa ka importuar mallra me vlerë prej 5.77 miliardë eurosh.

Prej 5.77 miliardë euro sa kosovarët shpenzuan për mallra të importuara, mbi 1.1 miliardë euro shpenzuan vetëm për derivate të naftës dhe blerjen e veturave.

Për ekspertin e ekonomisë, Mustafë Bajrami kjo është e pranueshme dhe tregon se bizneset kosovare të kësaj fushe ka gjetur rrugën e duhur për të bërë biznes me këto shifra miliardëshe.

Reklama e sponzorizuar

“Për mua kjo është e pranueshme përderisa ka konsum tregon se ka edhe zhvillim në këtë fushë. Derisa ka konsum të luksit shihet se shoqëria kosovare ka filluar të kaloj në një stad tjetër, pra të bëhet shoqëri e zhvilluar. Për mua do të ishte shqetësim po të mos kishim konsum. Në disa fusha edhe shtetet e rajonit po na kanë zili sepse një pjesë e kosovarëve ka rritur standardin e jetesës që nuk ka asgjë të keqe këtu. Kjo rritje e nivelit të standardit të jetesës së qytetarëve nuk është si rezultat i punës së qeverisë por si rezultat i gjeturisë së tyre, si biznesit si të ekonomive familjare. Unë uroj që tash pas liberalizimit të kemi edhe ngritje të turizmit ngase në momentin që kemi rritje të turizmit tregon se ajo shoqëri ka ngritur mirëqenien e tyre çka është për tu përgëzuar”, ka shtuar eksperti i ekonomisë Kadrijaj.

Kosovarët gjatë vitit 2023 poashtu në produkte si cigare ka shpenzuar hiç më pak se 111 milionë euro derisa për pijë freskuese afër 100 milionë euro e për biskota dhe produkte buke mbi 84 milionë euro.