Ministri I Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu ka njoftuar sot se kanë nënshkruar kontratën për zgjerimin e rrugës që lidh Prishtinën me Mitrovicën, shkruan Gazeta Express.
Aliu ka thënë se ky është ndër projektet më të stërzgjatura që nga paslufta.
“Sapo nënshkruam sot kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidh Prishtinën me Mitrovicën, projekt ky që ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë, me probleme të shumta, mbase një ndër projektet më të stërzgjatura në historinë e pasluftës së Kosovës, por që jemi duke shkuar drejt përfundimit të tij, meqë sot arritëm që ta nënshkruajmë kontratën, proces ky që ka fillu me 2 tetor, kur është publikuar njoftimi për dorëzimin e ofertave e që është paraprirë me disa faza tjera si: angazhimin kompaninë mbikëqyrëse e që në këtë rast e kemi të angazhuar kompaninë, procesi i përmbylljes, i shkëputjes së kontratës së vjetër që është paraprirë nga një proces i auditimit”, ka thënë ai.
Ministri foli edhe për financimin e këtij projekti. Ai tha se për këtë projekt janë ndarë 25 milionë euro, që janë marrë hua nga OPEC dhe në bashkëfinancim me Fondin Saudit për Zhvillim.
“Bëhet djalë për një projekt 25 milionë euro, që është huamarrje nga fondi OPEC dhe në bashkëfinancimin me Fondin Saudit për Zhvillim, projekt ky që ka procedura të tjera dhe i njëjti ka qenë me autoritetet dhe faza e deritanishme që jemi detyruar ta shkëpusim para një viti. Tash një viti është shkëputur kontrata që është parapara nga një procedurë e auditimit, na zgjatën procedurat për një vit por presim që të kemi rezultate te mira”, ka thënë ai.