Durmishi për dënimin e e Pal Lekajt: Nuk bëhet fjalë për 53, por për 97 milionë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një konferencë për medie foli për aferën e 53 milionë euro që kishte ndodhur në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj, i cili ditë më parë është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai shton se sipas tij, nuk bëhet fjalë për 53 milionë, por për 97 milionë.

Reklama e sponzorizuar

“Është hapur një proces gjyqësor ndaj tij, pra po e përsëris prape se nuk bëhet fjalë për 53 milion por për 97 milion, është hapur shkalla e parë… Ne nuk kemi njëherë asnjë përgjigje për këtë deri sa të përfundojnë të gjitha procedurat gjyqësore”, tha Durmishi.