Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka përmbyllë një vit të suksesshëm me një numër udhëtarësh që asnjëherë nuk është arritur më parë.
Sipas njoftimit, një numër prej 3 milion udhëtaresh ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar më pas 3 424 883 udhëtarë në fundvit apo një rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% më shumë se sa në vitin 2022.
Sipas ANP-së, numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes, ku në muajin janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9 % më shumë se sa në muajin janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me janarin 2023.
Njoftimi i plotë:
Aeroporti i Prishtines ka permbyllur nje vit te suksesshem me nje numer udhetaresh, asnjehere te arritur me pare. Nje numer prej 3 milion udhetaresh ishte arritur ne muajin nentor per te shenuar me pas 3 424 883 udhetare ne fundvit apo nje rritje prej 14,37% krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% me shume se sa ne vitin 2022.
Nr. i udhetareve dhe fluturimeve vazhdon me nje trend te rritjes ku ne muajin Janar 2024 jane sherbyer 287 205 udhetare apo 21.9 % me shume se sa ne muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% me shume krahasuar me Janar 2023. Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhetare dhe 808 fluturime te sherbyera.
Kjo rritje e jashtezakonshme thekson perkushtimin e aeroportit per te ofruar pervoja te reja per udhetaret e saj duke qene te orientuar edhe ne shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve ne destinacionet ekzistuese ne vitin 2024.
Per te permbushur kerkesat e udhetareve Aeroporti i Prishtines kete vit ka shtuar destinacionet e reja Luxembourg, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.