Pagat e ulëta, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat në grevë

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se nga nesër punëtorët teknik dhe ata te sigurimit fizik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, si dhe punëtorët teknik të Qendrës Studentore në Prishtinë do të bëjnë grevë gjithë ditore, në shenjë pakënaqësie lidhur me pagat e ulëta.

Tutje thuhet se grevë do të mbahet edhe më 21 dhe 22 shkurt.

“Nëse nuk përmbushet kërkesa për rritjen e pagës në 400 euro deri ne këtë ditë, me datë 26.02.2024 e hëne do të hyhet në grevë pa afat”, thuhet në njoftimin e SPSPK-së për media.

Reklama e sponzorizuar