Numri i popullsisë rezidente ka shkuar në 1,602,515 banorë, krahasuar me vitin 2022.
Gjatë vitit 2023, Kosova ka pasur 21,206 lindje dhe 9,594 vdekje, duke rezultuar në një shtim natyror prej 11,612 banorësh. Megjithatë, migrimi ndërkombëtar ka ndikuar negativisht në numrin e përgjithshëm të popullsisë.
Në vitin 2023, 5,850 persona kanë imigruar në Kosovë, ndërsa 21,244 kanë emigruar, kryesisht drejt vendeve të BE-së dhe EFTA-s për arsye të ndryshme si bashkimi familjar, martesa, punësimi dhe studimet. Si rezultat, bilanci i migrimit ndërkombëtar ishte -15,394 banorë.
Përveç migrimit ndërkombëtar, një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë ndërruar vendbanimin brenda Kosovës, kryesisht nga zonat rurale në ato urbane.
Në përfundim, ndonëse shtimi natyror ka qenë pozitiv, migrimi neto negativ ka bërë që popullsia e Kosovës të zvogëlohet me 3,782 banorë gjatë vitit 2023. Kjo rënie reflektohet edhe në nivel komune, siç është rasti i Suharekës, ku popullsia ka rënë nga 46,306 në 45,742 banorë, ku 887 banorë kanë emigruar. /Suharekaonline/