Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin përfundimtar për shpronësim të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit që preken nga realizimi i projektit për rrugën nacionale Kijevë-Zahaq, konkretisht në segmentin Kijevë-Dollc.
Lidhur me shpronësimin e pronave në këtë segment foli ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
“Për shpronësimin e pronave që janë prekur nga realizmi i projektit pas plotësimit të kushteve nga Ligji për shpronësim propozojmë që të nxirret vendim me të cilën miratohet vendimi përfundimtar për shpronësimin e pronave të paluajtshme të pronave dhe zotëruesve të interesit që preken nga ky projekt i rëndësishëm”, tha ai.
Pas kërkesës së ministrit, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në segmentin Kijevë-Dollc.