Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar pas protestës së mbajtur të martën nga Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik.
Sipas KEK-ut, në bazë të dokumentacionit të cilin e kanë trashëguar, figuron se njësia “ish Mbrojtja dhe Siguria” ishte ndarë (shthurur) nga KEK-u para 20 viteve (pra në vitin 2004), sipas strategjisë në fuqi të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, andaj nga ajo kohë ky shërbim kontraktohet nga kompanitë e licencuara të sigurimit fizik.
KEK shton se çdo punësim i ri i punëtorëve në KEK, duhet të bëhet në pajtim me Ligjin e Punës dhe aktet tjera nënligjore, si Udhëzimi i MPMS për krijimin e marrëdhënies se punës ne sektorin publik (2011/14) për punësimet e reja.