Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin dhjetor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Në raportin e ASK-së thuhet se më shumë energji elektrike ka pasur në dispozicion në dhjetor 2023 krahasuar me muajin e njëjtë në vitin 2022.
“Gjatë muajit dhjetor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 853.83 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh ose 12,69% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (dhjetor 2022)”, thuhet në raport.
ASK bën të ditur më tej se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 13,34%.
Ndërkaq, rënie duket se ka shënuar prodhimi i thëngjillit.
“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 7.21 mijë ton ose 1,45% më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet më tej.
Për më shumë të dhëna mund të lexoni këtu: