Shteti rekruton konsulentë përmes tenderit publik

Qeveria vazhdon të rektrutojë punëtorë përmes procedurave të prokurimit.

Së fundmi edhe ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu, ministria e Infrastrukturës, ka hapur një tender publik për 5 konsulentë kontraktorë individualë për Departamentin e DMRR-së.

Kështu thuhet në një njoftim të KRPP-së. Sipas të dhënave në KRPP-së, vlera e kontratës në total për 5 persona është 144 mijë euro, me kohëzgjatje prej tre vjetësh që në muaj një konsulent paguhet mbi 800 euro.

Reklama e sponzorizuar

Sipas dosjes së tenderit është hapur për 5 konsuletë kontraktorë individualë për Departamentin të DMRR-së me lëndë të prokurimit dhe po kërkojnë konsulentë kontraktorë individualë për ndërtimtari, konsulentë kontraktorë individualë për trafik rrugor, konsulentë kontraktorë individualë për UT, konsulentë kontraktorë individualë për elektrikë.

Më poshtë janë dokumentet e dosjes së tenderit të publikuar në KRPP