Aksion ndaj taksive ilegale në Prishtinë, inspektorati zotohet se nuk do të tolerojë veprimtarinë e tyre

Taksitë ilegale kanë qenë sot cak i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës dhe Policisë së Kosovës.

Në një njoftim nga Inspektorati i Prishtinës është bërë e ditur se nuk do të lejohen më që taksitë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa leje të organit kompetentë.

“Aksion i përgjithshëm i Inspektoratit të Kryeqytetit bashkë me Policinë në kryeqytet kundër transportuesve ilegal të udhëtarëve.

Reklama e sponzorizuar

Nuk do të tolerohen më tutje që këtë veprimtari ta ushtrojnë pa leje të organit kompetent të kryeqytetit duke shkaktuar, përveç tjerash, edhe kaos të përgjithshëm në rrjedhën e komunikacionit në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka postuar disa fotografi, ku shihet se disa prej ktyre taksive u janë konfiskuar targat. /Telegrafi/