Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë deklaratën e partneritetit për klimën dhe energjinë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrja gjermane e Shtetit, Anne Luhrmann, kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët të synimit për krijimin e një partneriteti dypalësh për klimën dhe tranzicionin energjetik.

Sipas komunikatës, kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve tona për çështjet e mjedisit dhe energjisë, dhe fokusohet në:

– Planifikimin e Politikave Net Zero dhe Zbatimin e Ligjit të Kosovës për Ndryshime Klimatike;

Reklama e sponzorizuar

– Tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të energjisë;

– Pjesëmarrjen e Kosovës në proceset ndërkombëtare klimatike si UNFCCC dhe COP;

– Ngritjen ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike Deklarata është nënshkruar në Berlin gjatë Konferencës Dialogu i Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2024 (BETD).

Sipas deklaratës, Kosova dhe Gjermania rikonfirmojnë përkushtimin e fuqishëm për të avancuar zbatimin e Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), Marrëveshjen e Parisit dhe vendimet e marra nga konferencat përkatëse të palëve (COP), si dhe Deklaratën e Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, objektivat e energjisë dhe klimës për 2030, miratuar nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë dhe Deklaratën e Përbashkët të Synimit ndërmjet Liderëve të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Partneritetin Rajonal të Klimës (“Deklarata e Përbashkët Rajonale”), miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë në tetor 2023.

Në deklaratë janë të parapara Objektivat, Çështjet që mbulon Partneriteti, Krijimi i dialogut dhe format e bashkëpunimit, Zbatimi dhe drejtimi i Partneritetit, Burimet dhe Dispozitat përfundimtare të deklaratës.