MINT merr vendim për caktimin e çmimit të naftës, hyn në fuqi që nga sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave të tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Këtë vendim MINT ka thënë se e ka marrë me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës, duke theksuar se ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botërore, raporton Express.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë eurocentë për litër.

Reklama e sponzorizuar

Vendimi hyn në fuqi sot dhe mbetet në fuqi për 90 ditë.

“Me këtë rast, MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës”, thuhet në njoftim.