Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi që ky i fundit tha se Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti një vit më parë kanë bërë fushatë dezinformuese për Trustin.
Rukiqi në një postim në Facebook ka shkruar se “ja me çka merret ministri i Financave, vetëkënaqet me statuset që i ka shkruar para një viti, vetëkënaqet me papërgjegjësinë”.
“Një rikujtim për Ministrin: nuk je i zgjedhur për të komentuar statuse, e as për të vlerësuar, kush sa ka njohuri për ekonomi., e as për të kopjuar arrogancën e shefave që i ke në Qeveri. Je i zgjedhur, mes tjerash, për të krijuar politika, që jetën e qytetarëve e bëjnë me të mirë dhe me të dinjitetshme”, ka shkruar Rukiqi.
Ai tutje ka thënë se në tri vitet e fundit 23% është inflacioni në vend.
““Gjenialiteti” yt në ekonomi, na ka sjell: 23% inflacion në tri vitet e fundit dhe deficitin tregtar 5 miliardë euro”, ka shkruar Rukiqi. /Telegrafi/