A po mashtrojnë tregtarët në Kosovë me çmime? Çmimi i vajit të ullirit shkon në “stratosferë”

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit

Shumë produkte ushqimore në Kosovë, këta muajt e parë të vitit 2024, por edhe gjatë vitit të kaluar, kanë shënuar rritje drastike në çmime. E çmimet e stërngritura, po ua vështirësojnë jetën vazhdimisht qytetarëve, të cilët nuk janë të paktë në ankesat e tyre.

Së fundmi, nëpër marketet e Prishtinës është vërejtur një ngritje për gati dyfish i çmimit të vajit të ullirit.

Njëri prej vajërave, që cilësohet si më i pasuri nga përbërja e ullirit, ai Monini, ka shkuar tashmë në 20.99 euro për litër.

Reklama e sponzorizuar

Ky vaj, para kësaj ngritjeje, përkatësisht jo më larg se shkurti i këtij viti, ka pasur çmimin 12.79 euro, derisa diku-diku ke mundur ta gjesh edhe me zbritje prej 11.25 euro. Pra, kemi të bëjmë me një ngritje çmimi për dyfish më shumë.

Përveç vajrave, ngritje të theksuara janë identifikuar edhe te shumë e shumë produkte tjera ushqimore në Kosovë muajt e fundit, ku shumica prej tyre kanë qenë edhe produkte bazë për konsum.

Ndryshe,  inflacioni në Kosovë në muajin shkurt 2024, sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka qenë vetëm 2.2 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur inflacioni kishte arritur në 10.5%. /Buletini Ekonomik/

Foto 1: Çmmi i vajit Monini sot në marketet e Prishtinës 👇

Foto2: Çmimi i vajit Monini më 8 shkurt 2024  👇