ALPEX dorëzon në ERE procedurën për Komitetin e Bursës

Fotografi ilustruese

Bursa shqiptare e Energjisë (ALPEX) ka përfunduar hartimin e procedurës që lidhet me Komitetin e saj duke kërkuar tashmë miratimin nga dy rregullatorët, Enti Rregullator i Energjisë i Shqipërisë dhe Zyra e Kosovës.

Në një shkresë që shoqëron procedurën ALPEX sqaron se “për hartimin e kësaj Procedure janë marrë në konsideratë të gjitha parashikimet Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike – Kushtet e Përgjithshme dhe Procedural si dhe parashikimet e Procedurave të Komitetit të Bursave Evropiane të energjisë elektrike, në mënyrë që Procedura e Komitetit të Bursës ALPEX të bazohet në eksperiencën e Bursave Europiane të Energjisë dhe të bëjë të mundur promovimin e objektivit të ALPEX sh.a”.

Dokumenti i Procedurës së Komitetit të Burës parashikon që ai të ketë në përbërje jo më shumë se 10 anëtarë ku 8 prej tyre emërohen nga ALPEX.

Reklama e sponzorizuar

“ALPEX dhe Anëtaret e Burses duhet te sigurojnë që të propozuarit e tyre për Anëtarë të Komitetit të Bursës të kenë aftësitë, autoritetin dhe kapacitetin e nevojshëm për të përmbushur rolin, të cilat përfshijnë: a. Njohuri dhe ekspertize në tregjet e energjisë elektrike, duke përfshirë njohuritë për sektorë të veçantë nga të cilët kanë eksperiencën. b. Njohuri dhe të kuptuarit e Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike – Kushtet e Përgjithshme, Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike – Procedurat, dhe kuadrit ligjor dhe Rregullator Evropian, Shqiptar dhe/ose Kosovar” thuhet në dokument.

Sipas parashtrimit që bëhet në hyrje kjo Procedurë i mundëson Komitetit të Bursës të kryejë rolin dhe funksionet e tij në promovimin e Rregullave të Tregut të Energjisë Elektrike – Kushtet e Përgjithshme dhe Procedurat që të mbeten aktuale dhe të përditësuara me kalimin e kohës, nëpërmjet konsultimit dhe këshillimit me ALPEX-in për ndryshimet e propozuara në Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike – Kushtet e Përgjithshme dhe Procedurat.

Bursa Shqiptare e Energjisë, nisi zyrtarisht operimi në 17 prill 2023. Në total sot kjo bursë ka të regjistruar 22 anëtarë të prodhimit, tregtimit të energjisë dhe 3 të tjerë të klerimit. Nga 1 shkurti i këtij viti në tregun e ditës në avancë është edhe Kosova. /Monitor.al/