Qeveria kritikohet për lënie të projekteve në fund të mandatit vetëm për fushatë zgjedhore

Partitë opozitare dhe shoqëria civile kritikojnë qeverinë e drejtuar nga kryeministri Kurti, për siç thonë, lënien e projekteve në fund të mandatit qeverisës vetëm për fushatë zgjedhore. Kritikave iu përgjigj partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se lërja e projekteve në fund të mandatit nuk është logjikë e qeverisjes së kësaj qeverie.

Rruga Prishtinë – Podujevë, rruga Prishtinë – Mitrovicë, autostrada Prishtinë -Gjilan si dhe rruga Prishtinë – Pejë, janë disa nga projektet në zhvillim e sipër nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti, por që shumë të tjera janë planifikuar për këtë vit të qeverisjes.

Për opozitën lënia e projekteve nga qeveria për fund të mandatit qeverisës është vetëm për fushatë zgjedhore.

Reklama e sponzorizuar

Në PDK thonë se pjesa më e madhe e këtyre projekteve nuk mund të përmbyllen në këtë mandat qeveritar.

Tashmë jemi në vitin e fundit të kësaj qeverie dhe deri më tani s’kemi o të zhvillime të projekteve kapitale në theks të veçantë, përjashtim disa nismave të infrastrukturës që tash në këtë vit kanë filluar apo po fillojmë është një planifikim i gjithë kësaj në funksion të zgjedhjeve por megjithatë konsiderojë se pjesa më e madhe e këtyre projekteve nuk mund të përmbyllen në këtë afat mandat qeveritar për faktin se qeveria është vonuar shumë në fillimin e procedurave për dhe në ndarjen e investimeve kapitale”, tha për rtv21 Ferat Shala nga PDK-ja.

Edhe në LDK thonë se projektet e lëna për vitin e fundit të mandatit të kësaj qeverie janë vetëm për fushatë zgjedhore.

Incizimi: “As fund të mandatit s’kanë me mujt me i realizuar projektet që i kanë gjet të gatshme dhe s’kanë ditë t’i mirëmbajnë përtej kësaj edhe investimet kapitale në këtë qeveri janë shumë të ulëta. Tenderët një burimor kanë lulëzuar në këtë qeveri Kurti. Gjithçka tani që është duke bërë është në kuadër të fushatës zgjedhore janë kauza të rrejshme që kanë ardhë në pushtet…nuk pres ndonjë investim Nuk bëhet fjalë për projekte madhore ka qenë qeveri e vitrave”, deklaroi Valentina Bunjaku nga LDK-ja.

Se lënia e projekteve në fund të mandatit qeverisës nga qeveria aktuale është në funksion të fushatës zgjedhore e thonë edhe në Iniciativën për progres, INPO.

Shumë punë nuk janë përfunduar gjatë këtyre tri viteve dhe lënia e punëve në vitin e fundit nënkupton që këto projekte kanë të bëjnë vetëm me votime”, tha për rtv21 Valmir Ilazi nga Iniciativa për progres- INPO.

Kritikave të opozitës dhe të shoqërisë civile për lënien e projekteve në fund të mandatit qeverisës për shkak të zgjedhjeve, iu përgjigj partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

”Nuk besoj se kjo është logjika e qeverisjes së kësaj qeverie që t’i lërë projektet e tilla ne fund të mandatit por siç e thash shtyrja e tyre ka ndodh për shkak të prb që kanë ekzistuar sidomos me shpronësimin. Gjatë gjithë mandatit është investuar dhe kanë përfunduar ose kanë filluar projekte të ndryshme mirëpo nëse flasim për disa projekte qe tashmë janë në fazën më të shpejtë të të realizimit ka të bëjë me proceset që kanë zvarritur këto projekte sa i përket shpronësimeve ose prb të ndryshme që kanë qenë gjatë fillimit të këtyre projekteve. Dhe është dashur kohë deri ne eliminimin e këtyre pengesa dhe tani janë duke u zhvilluar më një dinamikë të shpejtë dhe shpresojmë që para përfundimit të verës shumica e këtyre projekteve do të jenë funksionar dhe në përdorim”, tha Enver Haliti nga Vetëvendosje.

Kryeministri Kurti ditë më parë në trevjetorin e qeverisë tha se përveç projekteve brenda vendit, qeveria ka trasuar udhën edhe për projekte të mëdha, duke nënshkruar marrëveshje me Maqedoninë e Veriut për rrugën Prizren-Tetovë, që do të kalojë mes për mes malit të Vërtopit.