Rritja ekonomike e Eurozonës përshpejtohet në prill, por presionet e çmimeve mund të vënë në provë BQE-në

Aktiviteti ekonomik i sektorit privat në Bashkimin Europian, u rimëkëmb fuqishëm në prill, i udhëhequr nga kërkesa e fuqishme për shërbime, megjithëse prodhimi vazhdoi të tkurret. Megjithatë, rifillimi i presioneve inflacioniste, shkaktoi pasiguri në shpejtësinë e uljes së normës së Bankës Qendrore Europiane.

Aktiviteti ekonomik i sektorit privat tregoi një rikthim të fortë në prill, i nxitur nga kërkesa e fortë për shërbime. Megjithatë, disa presione inflacioniste nuk duken plotësisht të mposhtura, duke lënë pasiguri në lidhje me shpejtësinë e kthimit në objektivin prej 2%, të BQE.

Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve (PMI), i publikuar nga S&P Global, vazhduan të tregojnë rritje të fuqishme në sektorin e shërbimeve, në të gjithë ekonomitë kryesore europiane, krahas sfidave të vazhdueshme në aktivitetin e prodhimit.

Reklama e sponzorizuar

Më poshtë është paraqitur një përshkrim vizual i tendencave më të fundit, në anketat e aktivitetit të sektorit privat për Eurozonën, Gjermaninë dhe Francën.

Rritja arrin maksimumin e 11 muajve, por presionet e çmimeve rifillojnë

Në prill, Indeksi i Përbërë i Prodhimit i Eurozonës, u rrit në 51.4 nga 50.3, duke arritur nivelin më të lartë në 11 muaj.

PMI i Shërbimeve u rrit në 52.9 nga 51.5, duke tejkaluar 51.8 të parashikuar, ndërsa PMI i Prodhimit. u ul nga 46.1 në 45.6, duke rënë më pak se 46.5 e pritur.

Një prirje pozitive në bizneset e reja, gjatë dy muajve të fundit, çoi qëndrim më proaktiv për punësimin. Gjithashtu, rritja e çmimeve të prodhimit, jo vetëm që reflektoi rritjen më të shpejtë të kostove të lëndëve të para, por gjithashtu tregoi besimin e ofruesve të shërbimeve, në strategjitë e tyre të çmimeve.

Rimëkëmbja ekonomike këtë muaj, është e dukshme në dy ekonomitë kryesore të Eurozonës, Gjermaninë dhe Francën.

Megjithatë, shifrat e PMI, janë gati të testojnë gatishmërinë e BQE-së për të ulur normat e interesit në qershor.

Sipas ekonomistit, rritja e përshpejtuar e kostove të inputeve, ndoshta si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës dhe veçanërisht e pagave më të larta, po ngrenë shqetësime. Ndërkohë, bizneset e sektorit të shërbimeve, kanë përshpejtuar rritjen e çmimeve, duke treguar një mundësi për inflacion të qëndrueshëm të shërbimeve.

Pavarësisht këtyre sfidave, ende parashikohet se BQE, do të ulë normat e interesit në qershor.

Ekonomia e Gjermanisë tregon rritje në prill

Në prill, sektori privat gjerman pati rritje të kthimit, me indeksin e prodhimit të përbërë PMI, që u ngjit në 50.5 nga 47.7 në mars, duke shënuar nivelin më të lartë në 10 muaj.

Sektori i shërbimeve përjetoi, një rritje të dukshme në 53.3, duke tejkaluar pritjet e ekonomistëve prej 50.6, dhe duke arritur nivelin më të lartë, që nga qershori 2023.

Megjithatë, prodhimi vazhdoi të tkurret, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë, me një rritje marxhinale nga 41.9 në 42.2, duke rënë më pak se 42.8 e pritur. Në frontin e çmimeve, norma e inflacionit të kostos së lëndëve të para, u rrit nga niveli më i ulët tre mujor i marsit, duke e sjellë atë gjerësisht në përputhje me mesataren historike.

Ekonomia e Francës stabilizohet në prill

PMI i përbërë i Francës, u rrit nga 48.3 në 49.9, duke arritur nivelin më të lartë në pothuajse një vit dhe duke sinjalizuar, një stabilizim në kushte më të gjera ekonomike.

Megjithatë, ndërsa aktiviteti i shërbimeve u rimëkëmb, duke shënuar rritjen e parë, që nga maji 2023, me PMI që u rrit në 50.5 dhe tejkaluar pritjet e vendosura në 48.9, sektori i prodhimit pa një tkurrje të thelluar. PMI për prodhimin ra në 44.9, dukshëm nën 48.9 të parashikuar.

Porositë në fabrikat franceze, pësuan rënien më të madhe që nga janari, të nxitura nga raportet për dobësimin e kërkesës, nga klientët në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, presionet e çmimeve u ripërshpejtuan për shkak të rritjes së pagave, kostove të energjisë dhe çmimeve të naftës. Shpenzimet operative për prodhuesit, u rritën me ritmin e tyre më të shpejtë, që nga shkurti 2023. /Euronews