“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes

Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i “Termokosit” Fisnik Osmani.

Ai ka thënë se po përfundon një nga sezonat me të suksesshme ngrohëse.

Reklama e sponzorizuar

“Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tutje ai specifikoi zgjerimin e rrjetit ngrohës për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².