A jeni gati për IBAN të Kosovës?

Paysera Kosova, ka kënaqësinë të njoftojë se së shpejti lanson shërbimin e ri: IBAN të Kosovës.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të madh përpara për komunitetin financiar të Kosovës dhe për të gjithë përdoruesit e Paysera që operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Çka është IBAN?

Reklama e sponzorizuar

IBAN (International Bank Account Number) është një standard ndërkombëtar për identifikimin unik të llogarive bankare në të gjithë botën. Duke pasur një IBAN të Kosovës do të thotë që përdoruesit e Paysera Kosova do të kenë llogari bankare të njohura ndërkombëtarisht, gjë që lehtëson transaksionet ndërkombëtare dhe rrit besueshmërinë financiare.

Paysera Kosova përveç IBAN-it të Kosovës, do të vazhdoj të ofroj edhe IBAN të Evropës për klientët e saj. Kjo do të thotë se klientët do të kenë dy IBAN në dispozicion: një të Kosovës dhe një të Evropës.

Ky kombinim ofron fleksibilitet dhe mundësi të zgjeruara për kryerjen e transaksioneve financiare brenda dhe jashtë Kosovës.

IBAN-i juaj i Kosovës do të jetë i vlefshëm për të pranuar pagesa nga çdo vend i botës që përdor standardin IBAN.

Si të merrni një IBAN të Kosovës?

Regjistrimi për të marrë një IBAN të Kosovës përmes Paysera është i thjeshtë dhe i shpejtë:

Hapni llogarinë tuaj Paysera: Nëse nuk keni ende një llogari Paysera, regjistrohuni përmes aplikacionit tonë.

Verifikoni identitetin tuaj: Ndiqni hapat për të verifikuar identitetin tuaj dhe për të siguruar që të gjitha të dhënat tuaja janë të sakta.

Aplikoni për IBAN: Pas verifikimit, aplikoni për të marrë një IBAN të Kosovës në seksionin përkatës të llogarisë tuaj.

Bashkohuni me ne dhe përfitoni nga mundësitë e reja që sjell IBAN-i i Kosovës.

ARTIKULL I SPONZORIZUAR