Nga 1 qershori mbyllet një pjesë e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, shkak punimet në hekurudhë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se nga 1 qershori do të bllokohet për qarkullim një pjesë  e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit.

Sipas njoftimit të ministrisë, bllokimi do të bëhet për shkak të disa punimeve në hekurudhë.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga data 1 qershor 2024, do të bllokohet për qarkullimin e automjete një pjesë e segmentit të rrugës nacionale N2, Kaçanik- Hani i Elezit. Bllokimi I këtij segmenti bëhet për arsye të zhvillimit të punimeve në hekurudhë-pjesa jugore e hekurudhës 10 (Fushë Kosovë- Hani i Elezit)”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

MMPHI ka shtuar se nëpër Autoudhën “Arbën Xhaferi” do të mund të qarkullojnë automjetet e rënda që kalojnë transit në Kaçanik, ndërsa automjetet tjera mund ta shfrytëzojnë bajpasin e ndërtuar në rrugën “Agim Bajrami”( përjashtohen mjetet e rënda).

“Punimet në hekurudhë është duke i realizuar kompania “G.C.F Generate Construzioni Ferroviarie-dega në Kosovë. Ky vendim hyn në fuqi që nga sot dhe do të mbetet në fuqi deri në njoftimin e radhës”, ka bërë të ditur ministria. /Telegrafi/