Kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka thënë se Kosova ka humbur mbi 600 milionë euro, si pasojë e vendosjes së masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Shahini këtë shifër e dha në Ditën e Evropës, e ku në festë është edhe Kosova.
“Kosova si shenjë respekti për Europën sot po feston zyrtarisht këtë ditë të rëndësishme për më shumë se 750 milionë banorë sa ka EU, përderisa Kosova tash e 11 muaj po jeton nën sanksione ndërkombëtare ekonomike ,politike,diplomatike dhe integruese .Këto sanksione kanë goditur rëndë çdo segment jetësorë e sidomos atë ekonomik,ku janë tërhequr shum projekte në vitin e kaluar por edhe këtë vitë nuk janë në plane buxhetore të EU për Kosovën.
Agim Shahini, kryetar i AKB-s tha se vlera financiare e humbur nga sanksionet e EU kundër Kosovës për vitin 2023/2024, kap shumën mbi 600 milionë €, kurse vlera penguese dhe integruese për Kosovën është shumë më e rëndë se ajo financiare.