Shtyhet afati për aplikim për kapacitete solare për familje dhe biznese

Është shtyrë afati për aplikim për dy thirrjet publike për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ministria e Ekonomisë njofton se afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 shtator 2024 për fazën 1, ndërsa për fazën 2 deri më 30 nëntor 2024.

Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtërishme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, subvencionimi do të jetë 250 €/kWp, deri në 1,750.00 €.

Reklama e sponzorizuar

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/485

Më shumë info: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/Thirrje-publike-Per-mbeshtetjen-e-konsumatoreve-familjare-ne-investimi…-1.pdf

Në thirrjen për mbështetjen e NMVM-ve në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtërishme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, vlera e subvencionit për kapacitetet instaluese 3-9 kWp, do të jetë 250 €/kWp, deri në 2,000.00 €.

Për kapacitetet instaluese 10 kWp ose më shumë do të jetë 200 €/kWp, deri në 6,000.00 €.

Për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një përqind (51%) do të subvencionohen 200 € shtesë.

Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/484

Më shumë info: https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/02/NMVM-THIRRJE-PUBLIKE-Instalimi-i-sistemit-Fotovoltaik-09.02.2024-1.pdf

Ministria e Ekonomisë i inkurajon të gjithë të interesuarit që ta shfrytëzojnë mundësinë e përfitimit nga ky subvencionim.