169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça”, kërkon kthimin e atyre brenda Kosovës

Pas shpërbërjes së ish-sistemit jugosllav, shumë prona jo vetëm të personave privat, por edhe të shtetit të Kosovës, mbetën jashtë kufijëve.

Mirëpo, sot pas 16 vjetëve kur Kosova feston pavarësinë e saj, ndërmarja energjike Trepça ka dhënë ultimatumin që brenda 30 ditësh që kushdo që posedon pronat e saj – t’ia kthej.

Por, kthimi i këtyre pronave duket të mos jetë i lehtë.

Reklama e sponzorizuar

“Asetet e saj kanë qenë të shpërndara në kohën e Jugosllavisë dhe kanë qenë të shpërndara kryesisht në Mal të Zi dhe Serbi. Janë problematika juridike dhe janë problematika të tjera që as parimisht as politikisht e ekonimikisht nuk i kemi të qarta. Janë  dhjetëra të tilla, por secila nga to ka histori të veçantë juridike pasi Jugosllavia ka kaluar në disa etapa dhe janë probleme juridike, ” ka thënë Ferat Shala, ish-drejtor i ndërmarrjes “Trepça”.

Mirëpo janë gjithsej 169 prona që Kosovës i kanë mbetur jashtë territorit të saj.

Prej tyre, 104 janë vetëm brenda territorit të Serbisë.

Nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, i kanë thënë Dukagjinit, se me disa prej shteteve, së bashku me Qeverinë e Kosovës, kanë filluar diskutimet, por jo edhe me Serbinë.

“Republika e Kosovës me shumicën e vendeve fqinje të dala nga ish Jugosllavia ka të vendosura marrëdhenie diplomatike dhe janë krijuar mundesitë që në rrugë diplomatike të zgjidhen problemet me pasuritë e Kosovës që gjenden në territorin e këtyre shteteve, përveç me Serbi dhe me Bosnje e Hercegovinë,” thuhet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Me njërin shtet, Minsitria e Drejtësisë si përfqësuese nga Kosova, kishte filluar procedurat ligjore, por ende asgjë konkretisht.

“Sa i përket pyetjeve tuaja, ju informojmë se Avokatura Shtetërore është duke e përfaqësuar Republikën e Kosovës në çështjen ku pala – qytetari i Malit të Zi, ka paditur Republikën e Kosovës për zgjidhjen e kontratës me të cilën kontratë Kosova kishte blerë një pronë – rreth 300m². Çështja është në shqyrtim nga gjykata në Kotor. Në çështjen tjetër Republika e Kosovës e ka paditur Malin e Zi për kompensimin e pronës së tjetërsimin e pronës të cilin ish pushimorja “Ganimete Tërbeshi” e kishte në shfrytëzim të përhershëm. Lënda është regjistruar në gjykatë, mirëpo ende nuk është caktuar asnjë seancë,” thonë nga Ministria e Drejtësisë.

E ministria e Drejtesisë duket të jetë insittucioni i vetëm që me punë intensive t’i kthejë pronat shtetërore.

“Trepça menagjohet nga Qeveria e Kosovës dhe ndërrmarjet publike që kanë funksionu në periudhën e ish-Jugosllavisë dhe post-Jugosllavisë, që kanë mbetë në shtetet e tjera,  atëherë në këtë rast është Ministria e Drejtësisë që duhet të fillojë hapa për kthimin e  pronave shteterore. Kemi pas një iniciativë të tillë nga vet Ministria me Malin e Zi, por jo edhe me Serbinë,” ka thënë Anton Nrecaj, jurist.

Sipas AKP-së, në Bosnje dhe Hercegovinë janë 17, 10% janë prona të Kosovës, në Kroaci 5, 3%, Mal të Zi 35, 21%, Maqedoni 7, 4%, Serbi 104, 62% dhe Slloveni 1, 1%.