Fondi Monetar Ndërkombëtar pas përfundimit të suksesshëm të rishikimit të dytë të programeve për Kosovën ka përmendur edhe rregulloren për para të gatshme të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
FMN ka vlerësuar rregulloren e BQK-së për operacione me para të gatshme. “BQK-ja ka miratuar një rregullore të re për operacionet me para të gatshme. Rregullorja synon të të përmirësojë sistemin e pagesave, të forcojë kontrollin e monedhës në qarkullim, të mbrojë integritetin e sistemin financiar, luftën kundër parave të falsifikuara dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ai zbaton mandatin kushtetues të përdorimit vetëm të euros si mjet ligjor dhe e ndalon atë funksionimin e institucioneve financiare të pa licencuara nga BQK-ja”, thuhet në raportin e FMN-së.
FMN përmend se kjo rregullore gjithashtu ndalon qarkullimin prej 500 € kartëmonedha për të dekurajuar transaksionet e mëdha në para, si dhe çështjen që ka të bëj e valutave tjera, në këtë rast të dinarit.
“Negociatat me Serbinë – të lehtësuara nga BE – janë në vazhdim, për të gjetur një zgjidhje për të siguruar se serbët e Kosovës vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Serbia në një mënyrë që është në përputhje me rregulloren e re të BQK-së”, thuhet aty.