Kryeministri për tarifat e reja të energjisë elektrike: Shumë shpejt do të dërgojmë komentet në ZRRE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

“Ne do të dërgojmë komentet tona, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është institucion i pavarur shtetëror, ta zëmë unë nuk e kam numrin e telefonit të kryesuesit të bordit, mirëpo ministrat e linjës shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës do t’i dërgojnë sa më parë komentet në mënyrë që bordi i ZRrE-së, bazuar në raportin e vet t’i trajtojë dhe sugjerimet e të tjerëve”, përfundoi Kurti.

Ndryshe, ZRRE ka publikuar dy raporte me ç’rast ka inicuar procedurën e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

ZRRE ka thënë se për shkak të importeve të mëdha dhe cmimit të lartë të rrymës në tregje ndërkombëtare, kostot e furnizimit me energji elektrike në Kosovë janë rritur dukshëm.

ZRRE mirëpret komentet deri më 28 janar 2022.