Kampionati Europian i Futbollit 2024 do t’i sjellë Gjermanisë një miliard euro falë turistëve të huaj që udhëtojnë në vend për të ndjekur ndeshjet. Një shifër që korrespondon me rreth 0.1% të PBB-së në tremujorin e dytë të vitit me sektorët gjermanë të mikpritjes dhe shitjes me pakicë të ushqimit që do të përfitojnë më shumë.
Parashikimi është bërë nga Ifo, instituti kryesor i kërkimit ekonomik të vendit. Megjithatë, efekti është vetëm jetëshkurtër, paralajmërojnë studiuesit e institutit me bazë në Mynih. Kjo sepse eksportet e shërbimeve për shkak të kthimit të turistëve ndoshta do të ulen përsëri pas përfundimit të kampionatit europian në tremujorin e tretë dhe do të mbeten të pandryshuara.
Sipas përllogaritjeve të institutit bazuar në shifrat e Kupës së Botës të organizuar nga Gjermania në vitin 2006, gjatë kampionatit priten mbi 600 mijë turistë të huaj shtesë dhe 1.5 milionë fjetje më shumë.
Ministria Gjermane e Çështjeve Ekonomike pret gjithashtu një rikuperim të përkohshëm falë Euro 2024 në sektorët që përballen me konsumatorin pas shitjeve shumë modeste me pakicë këtë vit. Por jo në të njëjtën masë si ajo e Kupës së Botës 2006.
Ekspertët meodnojnë se efekti i përgjithshëm i Euro 2024 në ekonominë më të madhe të Europës varet edhe nga rezultatet e ekipit gjerman në turne./Scan tv/