Qytetarët vërejnë një shtrenjtim të lehtë të çmimeve gjatë festave

 

Jeton Ahmeti, i cili jeton në perëndim, thotë se çmimet në Kosovë krahasuar me atje janë të shtrenjta.

“Unë të them të drejtën nuk jam këtu unë jam jashtë jam ardh që 2 ditë edhe po i shoh çmimet jo të lira, të shtrenjta. Nuk kam blerë ende, veçse të shtrenjta për këtë rrogë të këtushmit, të shtrenjta se po i shoh do ndryshime goxha të mëdha, unë i shoh edhe jashtë (mërgim) por e shoh këtu që janë shtrenjtë”, thotë ai.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa Rexhep Musa, thotë se produktet që i nevojiten i ka në kopshtin e tij në fshat, ndërsa nuk vëren fortë shtrenjtim të çmimeve.

“Nuk po i vërej që ka ngritje, i kemi të gjithat në fshat, të gjitha i prodhojmë vet dhe s’po i vërej ato që janë ngrit ndoshta janë ngrit po nuk kam njohuri”, thotë ai.

Shtrenjtim të çmimit, Bajram Qerimi ka vërejtur në blerjen e kurbaneve, ashtu siç parashihet me zakonet e kësaj feste.

“Nuk e kom vërejt që ka, çmimet përgjithësi kanë ngritje po bashkë për Kurban Bajram, veç për kurbane  munden me qenë që janë ngrit çmimet. 160 euro një kurban a këto tjerat nuk mujtem asgjë edhe pse nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim të madh”, u shpreh ai.