Shqyrtohet projektligji për mbrojtjen e konsumatorit, Hyseni: Do të adresohen të gjitha të drejtat e qytetarëve

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar Projektligjin për Mbrojtjen e konsumatorit, në të cilën ishin pjesëmarrës përfaqësues nga MINT, organizata ekonomike, oda ekonomike amerikane, AKB e tjerë, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i këtij komisioni, deputeti i Vetëvendosjes, Driton Hyseni, tha se nga Komision do të adresohen të gjitha të drejtat e qytetarëve si konsumatorë, por edhe përgjegjësit që ata duhet t’i kenë në raport me ligjin, drejt shfrytëzimi, blerjes së produkteve apo shërbimeve.

Reklama e sponzorizuar

“Ligji është përmbajtjesor, është tentuar në mënyrë maksimale që materialet dhe paragrafët e përfshira në ligj të përmbushin çdo të drejtë që kanë konsumatorët”, tha Hyseni.

Hyseni duke i falënderuar pjesëmarrësit, përfaqësuesit nga organizata joqeveritare e institucione të ndryshme i kërkoi komentet në lidhje me projektligjin për mbrojtje të konsumatorëve.

Njazi Shala nga Ministrisë e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për departamentin e mbrojtjes se konsumatorit përmendi disa nga dispozitat e këtij projektligji.

“Rëndësia e projektligjit është e natyrës ekonomike sepse mundëson rregullimin e tregjeve, që qon drejt konkurrencës së kualitetit në shërbimin e produkteve. Projektligji ka të bëj me politikat e padrejta tregtare, shërbimet publike, shitjen në aksion, shitje ne tregjet e hapura, kontrata në distancë, blerjet online, garancitë e produkteve, kredisë, ankesat e konsumatorëve dhe masat mbrojtëse e ndëshkuese”, tha ai.

Pjesën e ndryshimeve mes dy leximeve publike qe janë mbajtur në kuvend, risitë sipas Shalës janë harmonizimi me rregullore e Ministrisë së Ambientit për qeset plastike dhe ndalimin e pijeve energjike nën moshën 18-vjeçare.

Lumnije Hajdini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve kërkoi nga Ministra e Tregtisë që në kuadër të këtij ligji të bëhet hartimi i planit për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Sa ankesa janë trajtuar, gjobitur, dhe rekomandimet do jepen të ardhmen, krejt problemi është zbatimi i ligjit?”, theksoi ajo.

Shala beri te ditur se janë afërsisht diku rreth 3mijë ankesa e 60%prej tyre janë trajtuar por sipas tij për statistika duhet drejtuar tek  përmes inspektoriati.

Deputetja Valentina Bunjaku kërkoi nga të pranishmit propozimet e bëra për ndryshime në ligjet e kësaj fushe.

“Cili nen duhet me ndryshu ose me u plotesu që është në favor të konsumatorit e rëndësisë të këtij projektligjit e dimë, propozonani neve?”, tha ajo.

Një faktor ndikues në këtë projektligj u përmend se janë direktivat për te cilat u tha se do ë ndryshojnë sapo të hyj ligji i ri në fuqi.

Nga ky takim u bë e ditur se tregtia online nuk është e  prekur në këtë projektligj.