Hapet tenderi për projektin që parashihet të kushtojë afër 7 milionë euro

Komuna e Prishtinës e ka hapur sot garën për tenderin me vlerë të parashikuar prej afër shtatë milionë euro për projektin që do të ndërlidh lagjen Arbëria me Pallatin e Rinisë.

Afati i fundit për pranimin e ofertave për këtë tender është data 14 gusht.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, tenderi është titulluar “ndërtimi i ishullit urban Arbëri-Pallati i Rinisë” dhe vlera e parashikuar e kontratës është saktësisht 6.76 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Kompanitë e interesuara të marrin pjesë në tender janë njoftuar që të dërgojnë ofertat përmes platformës së prokurimit online, e-prokurimi.

“Projekti per kete aktivitet per arsye te madhesise se madhe qe permban fajlli , nuk ka mundesi qe te ngarkohet ne platforme. Andaj, secili OE i interesuar mund te vij ta marrë projektin ne zyrat e prokurimit me CD”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.