Kosova me treguesin më të ulët në rajon të kredive të këqia

Euro

Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tregojnë se në fund të vitit të kaluar, Kosova kishte edhe me përqindje, edhe me numra (2,5 për qind), nivelin absolutisht më ulët të kredive të këqia në rajon. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kishin këtë tregues në nivele më të larta, e disa shtete, madje ndjeshëm më të larta. Pas Kosovës, për nga niveli i kredive të këqia rangohet Maqedonia e Veriut me 2,7 për ind, e pasuar nga Serbia me 3,2 për qind, në Bosnjë e Hercegovinë ky raport ishte në nivelin 3,8 për qind, ndërsa në Shqipëri, pavarësisht tendencës pozitive të viteve të fundit, raporti i kredive me probleme në fund të vitit 2023 ishte i dyti më i larti në rajon, pas Malit të Zi.

Buletini Ekonomik

Kreditë e këqia në Kosovë vazhdojnë të jenë ndër më të ulëtat karrshi shteteve të rajonit dhe përtej. Të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tregojnë se në fund të vitit të kaluar, Kosova kishte edhe me përqindje, edhe me numra (2,5 për qind), nivelin absolutisht më ulët të kredive të këqia në rajon. Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor e kishin këtë tregues në nivele më të larta, e disa shtete, madje ndjeshëm më të larta. Pas Kosovës, për nga niveli i kredive të këqia rangohet Maqedonia e Veriut me 2,7 për ind, e pasuar nga Serbia me 3,2 për qind, në Bosnjë e Hercegovinë ky raport ishte në nivelin 3,8 për qind, ndërsa në Shqipëri, pavarësisht tendencës pozitive të viteve të fundit, raporti i kredive me probleme në fund të vitit 2023 ishte i dyti më i larti në rajon, pas Malit të Zi.

Reklama e sponzorizuar

Në fund të vitit të kaluar, raporti i kredive me probleme në Shqipëri ishte 4.7%, me një rënie prej rreth 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Mali i Zi mbante nivelin më të lartë në rajon, me një raport të kredive me probleme të raportuar pranë nivelit 5.8%.

Siç shihet nga të dhënat e nga Nisma e Vjenës, (projekt i BERZH-it), Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të raportit të kredive me probleme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, edhe pse ky raport vitin e kaluar shfaqi një tendencë pozitive, me një rënie prej 0.3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.

Edhe në Bosnje-Hercegovinë ky raport ra me 0.7 pikë përqindje, në Malin e Zi me 0.6 pikë përqindje dhe në Maqedoninë e Veriut me 0.1 pikë përqindje. Ky tregues shënoi rritje vetëm në Serbi, me 0.2 pikë përqindje, ndërsa për Kosovën raporti i kredive me probleme ishte në nivele të ngjashme me një vit më parë.

Viti 2023, siç raportohet, parashikohej si një vit delikat, për shkak se rritje e normave të interesit dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike mund të reflektohej në një rënie të aftësisë paguese të huamarrësve në vendet e rajonit. Por, në përgjithësi tendencat e raportit të kredive me probleme ka qenë pozitive, duke përfshirë edhe Shqipërinë, pavarësisht se ka ende një nga nivelet më të larta në rajon. Ndërsa në Kosovë, edhe sipas të dhënave të BQK-së, në shumë vite deri më 2022, ose që nga fillimi i afarizmit të bankave të para komerciale, në vitet e para të pasluftës, dihet se kreditë e këqia kanë qenë thuaja simbolike, fare të papërfillshme dhe me pak ndikim në të hyrat e mëdha dhe fitimet neto të këtyre bankave.

Sipas të dhënave, deri më 2022, vlera e kredive të këqia (në raportet e BQK-së kreditë e këqia emërtohen me kreditë jo-performuese) ishte 2 deri në 2,5 për qind, dhe shumë –shumë deri në 3 për qind. Ç’është e vërteta, sipas të dhënave të BQK-së, që nga tremujori i fundit i vitit 2022, vlera e kredive jo-performuese filloi të rritet; më konkretisht u rrit për 4.3 për qind në fund të vitit 2022 për të arritur në 8.4 për qind në shtator të vitit 2023. Por, të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës, projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tregojnë se në fund të vitit të kaluar Kosova kishte edhe me përqindje, edhe me numra (2,5 për qind), nivelin absolutisht më ulët të kredive të këqia në rajon.

Sipas informacioneve nga Banka e Shqipërisë, raporti i kredive të këqia në dhjetor 2023 ra në 4.7%, nga 5.1% që ishte në nëntor dhe 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008, por vazhdon të jetë nivel i lartë i kredive të këqia (Shqipëria rangohet e dyta, pas Malit të Zi, siç u tha në të dhënat krahasuese të Nismës së Vjenës).

Në këtë mënyrë, sektori bankar i Kosovës, edhe sipas raportit të vlerësimit të Ekonomisë në tremujorin e tretë të 2023-tës të BQK-së, ndër vite ka arritur të sigurojë nivel të lartë të kapitalizimit dhe likuiditetit, si dhe të mbajë nivel të ulët të kredive joperformuese. Sipas po këtij raporti të BQK-së, cilësia e aseteve, me saktësisht portfolios kreditore shënoi përmirësim duke filluar nga tremujori i fundit i vitit 2021, deri në shtator të vitit të kaluar, ku vlera e kredive të këqia kishte trend rënës prej mesatarisht 2.5 për qind. Mirëpo, që nga tremujori i fundit i vitit 2022, vlera e kredive jo-performuese filloi të rritet; më konkretisht u rrit për 4.3 për qind në fund të vitit 2022 për të arritur në 8.4 për qind në shtator të vitit 2023.

Ndërsa, sipas të dhënave të BQK-së, në raport karrshi stokut të kredive, kreditë e këqia u zvogëluan në 2.0 për qind nga 2.1 për qind në shtator të vitit të kaluar, si rezultat i rritjes më të theksuar të kreditimit gjatë kësaj periudhe. Po sipas këtyre të dhënave, mbulueshmëria me provizione nga humbjet e mundshme nga kreditë, në shtator të 2023-tës u zvogëlua lehtësisht në 143.5 për qind, nga 150.6 për qind sa ishte në shtator 2022, për shkak të rritjes më të lartë të vlerës së kredive të këqia se sa i vlerës së provizioneve të ndara për mbulimin e kredive . Ndërsa, sipas raportit të BQK-së, kreditë e këqia për segmentin e ekonomive familjare vazhdojnë të jenë të ulëta, ose 1.4 për qind, megjithëse si vlerë janë rritur për 4.7 milionë euro krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa, për segmentin e korporatave jofinanciare raporti i kredive të këqia më 2023, qëndroi në 2.4 për qind, dhe vlera e tyre shënoi rritje vjetore për 1.4 përqind . Me rritje të vlerës së kredive të këqia u karakterizua sektori i energjisë dhe prodhimtarisë, për 3.5 milionë euro, përkatësisht 3.7 milionë euro, kurse si raport ndaj kredive është rritur për 6.6 pikë përqindje, respektivisht 0.5 pikë përqindje, duke arritur në nivelin 9.1 për qind dhe 1.9 për qind. Vlera e kredive të këqia për sektorin e tregtisë u zvogëlua për 2.0 milionë euro, ndërsa si raport ndaj kredive zbriti në 1.8 për qind nga 2.2 për qind.

Ndërsa për sektorët e tjerë vlera dhe raporti i kredive të këqia, ose siç i quan BQK-ja – të kredive jo-performuese, pësuan lëvizje margjinale krahasuar me vitin paraprak.

Në Kosovë, shkaqet e rritjes së vlerës së kredive të këqia, sado që nuk apostrofohen te raporti i BQK-së, njohësit e rrethanave i shohin te gjendja sociale dhe shtimi i numrit të të varfërve dhe i rritjes së varfërisë përgjithësisht të Kosovës, që karakterizohet në vitet e pas-pandemisë dhe pas shpërthimit të luftës ruso-ukrainase. Në këtë periudhë, siç kanë vënë në dukje njohësit e zhvillimeve sociale, për shkak të gjendjes së rënduar financiare dhe të mirëqenies, një numër i madh i kosovarëve u ngarkuan me kredi konsumuese pa pyetur për çmimin e kredive dhe të pasojave.

Ndërkohë që sipas të dhënave të BQK-së, kreditë e këqia për segmentin e ekonomive familjare vazhdojnë të jenë të ulëta, ose 1.4 për qind, megjithëse si vlerë janë rritur për 4.7 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Por, sipas ekspertëve, shfrytëzuesit e kredive të ashtuquajtura familjare, që në fakt janë kreditë konsumuese, në ngarendjen për të siguruar ushqimet themelore për familjarët dhe për fëmijët e tyre, brenda një kohe të shkurtër mbetën pa para, edhe pa ato të kredive, afatet për shlyerjen e të cilave arritën sa “çelë e mbyllë sytë’.

“Pamundësia për t’i kthyer anuitetet kreditore nga shumë kredimarrës familjar, doemos ka dorë në përqindjen e kredive të këqia në Kosovë”, thonë ekspertët.

Sidoqoftë, të dhënat krahasuese nga Nisma e Vjenës (projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ) dhe të raportit të vlerësimit të Ekonomisë të BQK-së, tregojnë tejdukshëm se kreditë e këqia, me të cilat bankat komerciale arsyetonin vazhdimisht si një rrisk dhe domosdo si atu për të aplikuar normat më të larta të interesit në rajon për të gjitha llojet e kredive, nuk kanë qenë në asnjë rast dhe në asnjë vit rrezik i afarizmit bankar në Kosovë. Kredimarrësit kosovarë vazhdimisht janë dëshmuar të disciplinuar, të cilët kanë përmbushuar obligimet bankare thuaja me përpikëmëri, dhe asnjë herë të vetme nuk kanë qenë rrezik për bankat komerciale që afarojnë në Kosovë. Më kot, këto banka, por edhe BQK-ja i kanë renditur kreditë e këqia si një atu dhe parakusht për aplikimin e normave stratosferike të interesit për kredimarrje. /Buletini Ekonomik/