Memorandum për rindërtimin e 114 zonave kadastrale, Aliu: Do t’i kursejnë qytetarëve para e do të lehtësojnë legalizimin e objekteve

Liburn Aliu- Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandum për rindërtimin e 114 zonave kadastrale, për 32 komuna të vendit.

Sipas Aliut, këto projekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin, duke shtuar se do t’u kursejnë qyterarëve një shumë të majme për matjet gjeodezike dhe do të lehtësojnë legalizimin e objekteve, raporton Express.

“Tashmë, jemi angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale të cilat do të përfshijnë 114 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit”, ka shkruar Aliu.

Reklama e sponzorizuar