Ministria e Financave fton bizneset të dërgojnë ankesat ndaj vendimeve të shkallës së dytë nga ATK dhe Dogana

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve iu ka bërë thirrje shoqërive tregtare në Kosovë se tashmë mund të dorëzojnë ankesat e tyre ndaj vendimeve të shkallës së dytë të lëshuara nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës në mekanizmin e veçantë për trajtimin e tyre.

Sipas kësaj ministrie, ky mekanizëm i MFPT-së do t’i trajtojë ankesat e palëve brenda 30 ditëve dhe synon të kursejë palët nga procedurat gjyqësore që mund të zgjasin më shumë.

Reklama e sponzorizuar

“Pra, duke filluar nga data 29.07.2024, shoqëritë tregtare mund të kenë qasje në këtë mekanizëm duke i dorëzuar ankesat e tyre pranë pranë Arkivës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që gjendet në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, apo edhe në formë elektronike në : [email protected]”, thuhet në njoftim. /Buletini Ekonomik/