Komuna e Prishtinës jep tender rreth 1 milion e 230 mijë euro për renovimin artistik/infrastukturor të tunelit të kurrizit

Komuna e Prishtinës ka dhënë tender në vlere rreth 1 milion e 230 mijë euro për renovimin artistik dhe infratrukturor të tunelit të kurrizit në lagjen Dardania, raporton Express.

Me këtë tender parashihen punët ndërtimore, të instalimit elektrik, hidrosanitare, të instalimeve të makinerisë dhe rikonstruimit të rrugës.

“Në çmim njësi duhet të parashihet blerja, furnizimi, punimi/montimi i çdo materiali/pozicioni sipas projektit si dhe testimi i materialeve para lëshuarjes në punë. Sistemimi i materialeve, pastrimi i punishtes nga mbeturinat gjatë dhe pas kryerjes se punimeve. Për të gjitha materialet dhe produktet ndërtimore që përdoren, paraprakisht të ofrohen certifikatat mbi kualitetin e tyre të cekura edhe në pozicion. Materialet dhe produktet ndërtimore siç janë dhënë në pozicion nuk duhet të ndryshohen apo zëvendësohen pa aprovim nga projektuesi”, theksohet në dosje.

Reklama e sponzorizuar

Kontrata i është dhëë kompanisë “EING COM SH.P.K”, me procedurë të hapur. Nënshkrimi i kontratës është planifikuar të bëhet nesër.

Kohëzgjatja e kontratës është për tetë muaj, derisa vlera e përgjithshme e saj është 1 milion e 229 mijë e 678 euro e 2 cent.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim.