65 për qind e gjithë energjisë elektrike në Kosovë, shpërndahet tek amivisëritë

Energjia elektrike

Gjithsej 65 për qind e energjisë elektrike në Kosovë (në GWh), që prodhohet, eventualisht që importohet, u shpërndahet amvisërive.

Në raportin më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) rreth Bilancit të Energjisë në Kosovë për tremujorin e katërt të vitit 2021, saktësohet se sektori i amsivërisë, në të cilin përfshihen shtëpitë banuese në Kosovë, merr përqindjen më të lartë të konsumit të energjisë në vend, respektivisht energjia elektrike shpërndahet më së shumti tek ta nga të gjithë sektorë tjerë, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas të dhënave nga ky raport i ASK-së, përqindja më e madhe e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas konsumatorëve final gjatë tremujorit të katërt 2021, pas amvisërive, u bë tek konsumatorët komercialë, që pranuan 21,0 për qind (në GWh) të të gjithë energjisë elektrike poseduese që kishte Kosova në këtë periudhë.

Reklama e sponzorizuar

Pasatj, vjen sektori i industrisë, të cilëve iu shpërnda energji elektrike në një përqindje prej 8.7% (në GWh) gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021, kursë konsumatorëve që kanë shpenzuar vetëm 220- 110 kV (GWh) iu shpërnda energji prej 2,4% (në GWh). Tutje, një përqindje prej 2,1% (GWh) mori edhe sektori i Mihjeve, kurse tek ndërmarrjet publike dhe të tjerat në GWh, u shpërnda energji në vlerë të 0,8 për qind. (M.Shabani) /Buletini Ekonomik/