Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo afat ligjor për ndryshmin ose plotësimin e disa neneve për ligjin e pagave. Gjykata Kushtetuese kishte gjetur shkelje në këtë ligj pas pakënaqësive të shumta që krijoi në opinion. Për rrjedhojë kjo Gjykatë, i dha afat Qeverisë gjashtë muaj për t’i harmonizuar ato nene me Kushtetutën por kjo nuk ndodhi! Për këtë arsye sindikatat këtë Qeveri po e shohin të papërgjegjshme.
“Gjykata Kushtetuese është gardian që e ruan Kushtetutën dhe ligjet dhe ne kemi pritur si BSPK që partneri social ta respektojnë Kushtetutën dhe të respektohen ato nene që kanë qenë jo të diskutueshme për pagat. Konsideroj që Qeveria e Kosovës ka dështuar në përfshirjen e saj legjislative dhe vendimet ligjore sipas Kushtetueses për ligjin mbi pagat. Fakti që e ka kaluar afatin e përcaktuar për ndryshimin e këtij ligji tregon që qeveria është e papërgjegjshme karshi rëndësisë dhe implikimeve ligjore të cilat i sjellë ky ligj”, Grafika e BSPK.
Ligji për Pagat në sektorin publik u dërgua në Kushtetuese nga Avokati i Popullit, pas 104 ankesave të dorëzuara nga punëtorë të fushave të ndryshme, organizata e asociacione. Pikat të cilat duhet të ndryshoheshin ishin nenet që kanë të bëjnë me fushëveprimin, pagën bazë, shtesat si dhe vëllimin e punës. Njohësi i kushtetutës, Mazllum Baraliu për RTV21 , vlerëson se ky kalim afati sipas kodit penal mund të trajtohet edhe si vepër penale.
“Ne zgjedhje do të ju pësoj ky rezultat. Moszbatimi i vendimit, ka edhe elemente që mund të trajtohet edhe si vepër penale nga kodi penal i Republikës së Kosovës për individët e caktuar që janë përgjegjës në dikastere të caktuar”, tha Baraliu.
Ndërkaq avokati Ardian Bajraktari tha se edhe në të kaluarën jemi përballur me moszbatim të vendimeve të nxjerra nga Gjykata Kushtetuese.
“Obligohet Kuvendi që sa më parë t’i bëjë këto intervenime mirëpo natyrisht Gjykata Kushtetuese nuk ka mekanizëm tjetër përveç që në moszbatimin e vendimit të njoftojnë institucionin e prokurorit të shtetit siç e ka bërë edhe herëve të tjera dhe më pas është në domenin e kryprokurorit të shtetit në rast se eventualisht do të ndërmarrë veprime në lidhje me këtë çështje. Por jam optimistë që nga shtatori do të kemi reflektim në ndryshimin e plotësimit të ligjit të pagave”, tha Bajraktari.
Kushtetuesja kishte thënë se “paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 41, për shtesat tranzitore, dhe paragrafi 2 i nenit 45 të ligjit të kontestuar, shpallen të pavlefshëm me hyrjen në fuqi të aktgjykimit.