Hoti godet “reformën fiskale” të pushtetit, thotë se Qeveria e re ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuara

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti, duke thënë se ka bërë ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë social.

Sipas tij, Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuara, raporton Express.

Reklama e sponzorizuar

Hoti ka thënë se sipas Ligjit të ri për procedurat tatimore, nëse biznesi ka paguar më shumë TVSH në administratën tatimore, nuk mund ta shfrytëzojë atë kreditim tatimor mbi 3 vjet, e pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit.

“Sapo të kalojë periudha 3-vjeçare ajo shumë e parapagimit tatimor për biznesin është e humbur. Ndërkaq, pagesat e tepërta të tatimit në fitim për periudhën mbi 3-vjeçare nuk mund të rimbursohen e as të transferohen në obligime të tjera tatimore që biznesi ka ndaj shtetit. Ky është rezultati i ‘reformave tatimore’ kur ato bëhen pa debat publik shterues dhe miratohen me procedura të përshpejtuara në Kuvend”, ka shkruar Hoti.

Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve të shkaktuar me ligje e ndërhyrje kontradiktore kundër biznesit dhe parimeve të ekonomisë së tregut të lirë social.