Instituti “Musine Kokalari” i është bashkuar lëvizjes globale “clean Clothes Campaign”, ku do të avokohet për paga të drejta në kuadër të Ditës së Veprimit: Pagë për Jetesë, ditë kjo që i kushtohet kërkesës për paga që plotësojnë nevojat themelore të punëtorëve.
Nga ky Institut theksojnë se përtej pagës minimale, Kosova ka nevojë për pagë të dinjitetshme për jetesë.
“Publikimi ynë i fundit thekson se paga e jetesës për një familje me katër anëtarë në Kosovë duhet të jetë së paku 1,295 € bruto (1,152 € neto), ndërsa për një të rritur beqar 816 € bruto (720 € neto)”, thuhet në njoftim.