Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se rrjeti i Telekomit po modernizohet dhe shërbimet janë më cilësore.
Kurti, në një postim në Facebook, ka thënë se Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve dhe se në “çdo cep të vendit, publikja tash po lulëzon”.
Ai, lidhur me rezultatet në këtë kompani, ka bashkangjitur edhe një postim të Arta Rizvanollit, ministre e Ekonomisë,
“Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve. Rrjeti po modernizohet e shërbimet janë më cilësore. Në çdo cep të vendit, publikja tash po lulëzon”, ka shkruar Kurti në Facebook.