Rama pas takimit me përfaqësuesit e BERZH: Procesi i blerjes së 30 autobusëve të rinj nuk është pezulluar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilët ka diskutuar për rrjedhën e reformës së trafikut urban në Kryeqytet.

Rama ka thënë se BERZH ka rikonfirmuar se procesi i blerjes së 30 autobusëve të rinj nuk është pezulluar, raporton Express.

Ai ka thënë se autobusët do të blihen së shpejti.

Reklama e sponzorizuar

“U dakorduam të punojmë së bashku për të mbështetur NPK “Trafiku Urban” për të tejkaluar vështirësitë në përmbushjen e kritereve për blerjen e 30 autobusëve të rinj. Jemi të bindur se së shpejti do të vazhdojmë me blerjen e autobusëve”, ka shkruar Rama.

Rama ka deklaruar se nga viti i ardhshëm, do të ketë një rrjet më efikas të transportit, linja të reja për autobusë, dhe korridore të dedikuara për autobusë në qytet, përfshirë rritjen e numrit të autobusëve.